spot_img
spot_img

Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak

Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumenteve është raportuar në pikën kufitare në Bërnjak.

Policia njofton se gjatë kontrollit të një veture me targa vendore, të cilën po e drejtonte një shtetas kosovar, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme.

Dokumentet dyshohet se i përkasin strukturave paralele serbe.

Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

TË FUNDIT

TË FUNDIT