spot_img
spot_img

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me votimin e mundshëm të së premtes në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një reagim të publikuar në Facebook, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

Në veçanti, theksohen shqetësimet për pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Po ashtu, BE-ja ka ngritur pikëpyetje edhe për kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve.

Sipas reagimit, që nga kthimi i ligjit në Kuvend për rishqyrtim, Bashkimi Evropian është angazhuar për t’ua përcjellë autoriteteve të Kosovës shqetësimet dhe pritshmëritë e tij.

BE-ja ka theksuar veçanërisht nevojën për konsultime paraprake para çdo miratimi të mundshëm të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT