spot_img
spot_img

Mjekët e Spitalit të Mitrovicës dëshmojnë edhe njëherë profesionalizmin e tyre, kryejnë me sukses operacionin për heqjen e tumorit dhe rekonstruksionin e lëkurës

Bashkëpunimi ndërmjet mjekëve të Otorinolaringologjisë dhe kirurgëve maksilofacialë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka mundësuar realizimin me sukses të një ndërhyrjeje kirurgjike për heqjen e tumorit të lëkurës dhe rekonstruksionin e pjesës së dëmtuar.

Gjatë operacionit është aplikuar teknika e flapave lokale, përmes së cilës indi i shëndoshë përreth përdoret për mbulimin dhe mbylljen e plagës pas largimit të tumorit.

Deri më tani, pacientët që kishin nevojë për ndërhyrje të tilla në shumë raste referoheshin në QKUK.

Operacioni u realizua nga Dr. Artan Haxhiu, Dr. Besim Neziri dhe Dr. Enis Voca, me asistimin e infermiereve instrumentare Sadete Xhemajli dhe Merita Beqiri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT