spot_img
spot_img

“90-100 euro në ditë për barna, po na rrjepin!”: Pacientët në Mjekimin Intensiv detyrohen t’i blejnë vetë ilaçet që duhet t’i sigurojë shteti

Mungesa e barnave esenciale në institucionet publike shëndetësore po vazhdon të rëndojë mbi pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët, përveç përballjes me sëmundjet e rënda, po detyrohen të sigurojnë vetë edhe terapinë e nevojshme.

Një ankesë e bërë publike nga familjarët e pacientëve në Mjekimin Intensiv Qendror nxjerr në pah gjendjen me të cilën po përballen ata. Sipas tyre, shpenzimet për barna arrijnë deri në 90-100 euro në ditë.

“90-100 euro po duhet me ble ilaçe çdo ditë, na rrjepen!”, thuhet në ankesën e familjarëve, të cilët shprehin shqetësimin edhe për mungesën e ampulave të kaliumit, një preparat bazik që luan rol të rëndësishëm në funksionimin e zemrës.

Veçanërisht shqetësuese është se ampulat e kaliumit janë pjesë e Listës Esenciale të Barnave dhe, rrjedhimisht, duhet të sigurohen nga institucionet shtetërore.

Ndërkaq, një tjetër barrë financiare për familjarët mbetet edhe antibiotiku i shtrenjtë “Tygacilin”, i cili nuk përfshihet në Listën Esenciale, por u nevojitet disa pacientëve që po trajtohen për muaj të tërë në Mjekimin Intensiv Qendror.

Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze për menaxhimin e furnizimit me barna në sistemin publik shëndetësor dhe përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar terapinë bazike për pacientët.

Ndërsa Qeveria Kurti vazhdon të jetë përgjegjëse për politikat shëndetësore në nivel qendror, familjarët po përballen me një realitet të rëndë: në momentet kur të afërmit e tyre luftojnë për jetën, ata duhet të shqetësohen edhe se ku t’i gjejnë paratë për barnat.

TË FUNDIT

TË FUNDIT