spot_img
spot_img

Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në garën e ardhshme zgjedhore për kryetar të kësaj partie duhet të jetë edhe një kandidate grua, duke lënë të hapur mundësinë që edhe vetë të jetë pjesë e garës.

Në një intervistë për “BlicInterview me Astrit Gashin”, Musliu tha se ka ardhur momenti që PDK-ja të ketë një kandidate grua për drejtimin e partisë.

“Unë mendoj që ka ardhur momenti që në garën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, në një proces të mirëfilltë zgjedhor të jetë një kandidate grua”, deklaroi Musliu.

E pyetur nëse do të ishte e gatshme që edhe vetë të garonte për kryetare të PDK-së, deputetja nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Pse jo, nëse e shoh të nevojshme që duhet të garoj, nuk e përjashtoj veten nga gara”, shtoi ajjo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT