Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për rastin e Astrit Deharit.
Përmes një video të postuar në profilin e saj në Facebook, ajo ia ka rikujtuar Kurtit premtimin se “pushteti i VV-së” do ta zbardhë rastin e ish-aktivist të VV-së.
Në këtë video, ajo e ka futur edhe një deklaratë të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili thoshte se kur VV-ja do të vije në pushte do të harronte rastin e Astrit Deharit.
“Që 7 vjet në pushtet, krejt çka kanë bë për Astritin janë homazhet dhe e kanë kallë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kaq për drejtësinë e kësaj qeverisjeje!”, ka shkruar ajo.



