spot_img
spot_img

E rëndë në Itali: 21-vjeçari shqiptar vret nënën, vetëdorëzohet më pas

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të Italisë, ku 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani dyshohet se vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, brenda banesës së tyre.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, krimi ndodhi gjatë natës në banesën e familjes, në rrugën Tagliata.

Pas ngjarjes, i riu u largua nga vendi, por më vonë u vetëdorëzua te Karabinierët në Kremona, raportuan mediat italiane.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe të gjitha rrethanat e vrasjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT