spot_img
spot_img

Mushkolaj ‘godet’ Kurtin: 6 vjet n’pushtet nuk janë në gjendje me siguru barna esenciale

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ‘shpërthyer’ në akuza ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka numëruar një nga një dështimet e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.

“Gjashtë vjet n’pushtet dhe nuk iu vjen marre t’i shesin dështimet si përgjegjësi të të tjerëve, e vetë të mos japin llogari.”, ka shkruar ndër të tjera Mushkolaj.

Reagimi i plotë:

Gjashtë vjet n’pushtet nuk janë në gjendje me siguru barna për pacientë në spitale. Nuk janë në gjendje me siguru uniforma për policë. Nuk janë në gjendje me e përmirësu arsimin. Për dështim në investime kapitale fajësojnë prokurimin, ndërkaq nuk e ndërrojnë ligjin. Paralajmërojnë rritje minimale të rrogave në korrik të vitit të ardhshëm, ndërkaq inflacioni ka shkuar në qiell. Vazhdojnë t’i mbushin ambasadat me militantë e familjarë.

Gjashtë vjet n’pushtet dhe ende investimin ma të madh e kanë propagandën. E arsyetojnë vazhdimin e qëndrimit në poste, përderisa një grua e mbytur në mënyrë makabre ua shpërfaq dështimin e një sistemi.

Gjashtë vjet n’pushtet dhe nuk iu vjen marre t’i shesin dështimet si përgjegjësi të të tjerëve, e vetë të mos japin llogari.

TË FUNDIT

TË FUNDIT