spot_img
spot_img

Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për procesin zgjedhor dhe aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se shkuarja në zgjedhje ishte dëshmuar të ishte e kotë, por sipas tij, në rrethanat e krijuara pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, mosshkuarja në zgjedhje ishte edhe më e rëndësishme.

“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, por mosshkuarja në to kësaj radhe ishte edhe më e rëndësishme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin”, deklaroi Kurti, transmeton Klankosova.

Ai e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë në aspektin juridik dhe moral, si dhe të pasaktë në aspektin historik dhe faktik.

“Aktgjykim i padrejtë juridikisht dhe moralisht, si dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë”, u shpreh Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT