spot_img
spot_img

Jep dorëheqje drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Qeveria thotë se në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Qeveria e Republikës së Kosovës shton se e çmon kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës përgjatë mandatit të tij.

Dorëheqja e drejtorit të Policisë vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, i cili rast ekspozoi lëshime të mëdha institucionale.

Pas këtij rasti pati edhe suspendime, mirëpo ende nuk ka asnje dorëheqje nga politikanët, ani pse protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

TË FUNDIT

TË FUNDIT