Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku derisa ka folur për Ligjin për Specialen, ka thënë se ndërhyrja ndërkombëtare në luftën në Kosovë minimizohet shpesh.
Ai në një intervistë në Rubikon, ka thënë se intervenimit ndërkombëtar i jepet pak vëmendje.
“Nis me lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës, luftën e UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATOs…Kam përshtypjen se intervenimit ndërkombëtar i japim shumë më pak vëmendje, sepse pa këtë intervenim liria nuk do të ndodhte atë kohë, mund të ndodhte në të ardhmen dhe me siguri do të ndodhte, por me siguri me kosto shumë më të madhe…
E minimizojmë. Po, e shndërrojmë në betejë partiake. E minimizojmë ndërhyrjen ndërkombëtare, e vërteta është se ndërhyrja ndërkombëtarja e përshpejtoi lirinë”, ka thënë ai.



