spot_img
spot_img

Mustafa: Familjet e varfra i shpenzojnë pothuajse të gjitha të ardhurat për ushqim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar ashpër Qeverinë për çmimet e rritura.

Mustafa në “DPT te Fidani” ka deklaruar se ka rritje të theksuar të inflacionit.

Sipas tij, te familjet e varfra, thuajse krejt të ardhurat shkojnë në ushqim dhe nuk mbeten para për gjëra tjera.

“Sa më të ulëta që janë të ardhurat e një familjeje, përqindja e të ardhurave që shkojnë në mallra bazike, në ushqim, është më e madhe. Domëthënë që nëse mesatarisht për një familje shkojnë 60% e të ardhurave në ushqim, për një familje të varfër shkojnë edhe më shumë dhe nuk mbetet asgjë tjetër”, tha Mustafa.

TË FUNDIT

TË FUNDIT