Aktori kosovar, Ylber Bardhi, dha lajmin e dhimbshëm për vdekjen e motrës në moshë të re.
Ai bëri të ditur se motra e tij, Besa, ka ndërruar jetë.
Postimi i plotë:
“BESA ime, motra ime e dashur.Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty.
Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as kur largohen nga kjo jetë.
Të dua.”, ka shkruar Bardhi në postimin e tij në rrjetin social.



