spot_img
spot_img

Trumpi përqesh emrin Muhamed gjatë një tubimi të tij

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë shaka për përhapjen e emrit Muhamed te myslimanët, teksa tallej me presidencën e Iranit gjatë një fjalimi elektoral të premten.

“Nëse keni dyshime për emrin e dikujt nga Lindja e Mesme, thjesht thojini ‘Muhamed’”, u tha Trumpi të pranishmëve në Dalton.

“Keni rreth 65 për qind gjasa t’ia qëlloni. ‘Përshëndetje, Muhamed’. Këtë e bëj prej vitesh dhe nuk kam gabuar asnjëherë”, tha ai.

Muhamed është një nga emrat më të përhapur të meshkujve në mesin e myslimanëve, të cilët shpesh ua vënë djemve të tyre emrin e profetit Muhamed, raportoi Reuters.

“Irani është i vetmi vend ku askush nuk dëshiron të bëhet president”, tha Trumpi.

Më pas, ai u shtir sikur po pyeste disa persona me emrin Muhamed nëse dëshironin ta merrnin këtë post.

Të pranishmit në tubim reaguan me heshtje ndaj shakasë së Trumpit./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT