Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në periudha të caktuara kohore gjatë ditës dhe mbrëmjes, pritet lokalisht të ketë reshje të izoluara shiu. Në zonat malore reshje të izoluara bore.
Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 15°C.



