spot_img
spot_img

Haradinaj: Ligjin e votuan prej tutës, atë natë kishim pasë gjakderdhje

Daut Haradinaj i Aleancës, në Rubikon, ka folur për votimin e ligjit për ndryshimet në Gjykatën Speciale, duke thënë se ai u bë për pazar për presidentin dhe se ende nuk po sheh rezultate.

“E kam thanë edhe e kam pasë bindjen që ky është ligj koti, po bohet për pazar të presidentit, edhe sot s’po shoh rezultat”, ka deklaruar Haradinaj në RUBIKON.

Ai ka thënë se deputetët nuk kanë pasur mundësi të largoheshin nga Kuvendi pa e votuar ligjin atë natë.

“Kurti është frikacak, prej tutës e ka votu ligjin. Policia është mjet me mbrojt popullin, jo me sulmu popullin. Nuk kish dalë askush pa gjakderdhje. Nuk kemi qenë tu bo hajgare”, ka thënë ai.

Haradinaj ka pretenduar se shumë protestues kishin bomba me vete dhe ishin të armatosur atë natë, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të përshkallëzimit të situatës.

“Me dhjetëra protestues kanë pasë bomba me vete atë natë dhe kanë qenë të armatosur. Ju s’e kuptoni çka domethënë reagimi i masës. Ai që e injoron masën, ai e paguan çmimin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe Xhelal Sveçlën dhe Rrustem Mustafën, duke thënë se ata kishin ngrënë bukë bashkë në restorantin “Route 66”, në humor të mirë, derisa qytetarët po përballeshin me gazin lotsjellës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT