Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin në largim të KFOR-it, gjeneral-majorin Özkan Ulutaş, dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneral-majorin Roberto Vergori, janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut.
Gjatë takimeve, u ritheksua se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe se përkushtimi i tij ndaj të gjithë njerëzve dhe komuniteteve në Kosovë vazhdon të jetë i palëkundur.
Po ashtu, u theksua se siguria e qëndrueshme arrihet përmes zgjidhjeve politike dhe jo përmes masave ushtarake.
Njoftimi i plotë:
“Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin në largim të KFOR-it, gjeneral-majorin Özkan Ulutaş, dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneral-majorin Roberto Vergori, u takuan me përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut.
Gjatë diskutimeve, u ritheksua se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe se përkushtimi i tij ndaj të gjithë njerëzve dhe komuniteteve në Kosovë mbetet i palëkundur. Megjithatë, siguria e qëndrueshme varet nga zgjidhjet politike dhe jo nga masat ushtarake.”




