Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për shkak të protestave në Tiranë.
Bahtiri ka akuzuar pushtetin shqiptar për ushtrim të dhunës ndaj studentëve, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës.
“JEP DORËHEQJE EDI RAMA! MOS E KALL SHQIPËRINË E ISMAIL QEMAILIT E ISA BOLETINIT!”, ka shkruar Bahtiri në reagimin e tij.
Sipas deputetit të VV-së, ajo që po ndodh në rrugët e Tiranës përbën goditje ndaj së ardhmes së Shqipërisë.
“Në rrugët e Tiranës sot nuk po goditen thjesht disa të rinj, por po goditet e ardhmja e kombit tonë!”, ka deklaruar ai.
Bahtiri ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit shqiptar, duke e cilësuar atë si pushtetar diktatorial dhe duke e lidhur retorikisht me Beogradin.




