spot_img
spot_img

ShBA-ja riorganizon angazhimin ushtarak në Kosovë

Ushtria amerikane do të dërgojë në Kosovë trupa nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe njësi mbështetëse nga Divizioni i Parë i Këmbësorisë, në kuadër të misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), për të zëvendësuar Grupin Luftarak të Brigadës së 53-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës.

Në kuadër të rotacionit të planifikuar, pjesëtarë të Brigadës së Aviacionit Luftarak të Divizionit të Parë të Këmbësorisë do të zëvendësojnë gjithashtu Batalionin e 2-të të Regjimentit të 135-të të Aviacionit të Gardës Kombëtare të Kolorados

Siç ka njoftuar misioni i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ky rotacion mbështet përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për të optimizuar misionin e KFOR-it, pas një rishikimi nga Shtabi i Lartë i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE).

Theksohet se ky ndryshim pasqyron përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe mbështet një qasje graduale, të bazuar në kushtet në terren, për të siguruar që KFOR-i të mbetet i pozicionuar siç duhet për përmbushjen e misionit të tij, ndërsa aleatët evropianë marrin përgjegjësinë kryesore, në përputhje me kalimin drejt modelit NATO 3.0.

Në njoftim thuhet gjithashtu se ky rotacion shënon gjithashtu një ndryshim në mënyrën e angazhimit të forcave amerikane në këtë mision, duke kaluar nga trupat e Gardës Kombëtare te forcat e vëna në dispozicion përmes strukturave ushtarake të angazhimit jashtë vendit, duke ruajtur mbështetjen e vazhdueshme për KFOR-in.

TË FUNDIT

TË FUNDIT