Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pavlan të Pejës, ku një fëmijë ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.
Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se, fëmija ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas edhe në QKUK, ndërsa policia është njoftuar sot se viktima ka ndërruar jetë.
‘’Me datë 11.10.2026, jemi njoftuar se një fëmijë i gjinisë femërore ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë (më vonë në QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë i viktimës ju kthehet familjarëve’’, ka njoftuar policia.



