spot_img
spot_img

Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës

Fushata parazgjedhore e Serbisë po tentohet të shtrihet edhe në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës ndërhyri në një tubim në Shkollën Teknike në Mitrovicë të Veriut, ku ishin mbledhur mbi 200 persona.

Sipas Policisë, në mesin e pjesëmarrësve kishte edhe deputetë e zyrtarë të Listës Serbe, ndërsa institucionet kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë zhvillimin e aktiviteteve parazgjedhore të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor të këtij viti. Atje Serbia është duke vazhduar fushatën paraelektorale.

TË FUNDIT

TË FUNDIT