spot_img
spot_img

Ushtarakët e FSK-së fitojnë medaljen e artë në garën “Cambrian Patrol 2026” në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se ushtarakët e FSK-së kanë fituar medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar.

Maqedonci njofton se “sot, kjo arritje u nderua edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e Ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët tanë ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake”.

“Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkruan tutje Maqedonci.

TË FUNDIT

TË FUNDIT