Komuna e Mitrovicës, e udhëhequr nga kryetari Faton Peci, ka dhënë një kontratë në vlerë prej 309 mijë e 320 eurosh për mirëmbajtjen e semaforëve dhe vendosjen e tabelave të reja digjitale të trafikut.
Sipas të dhënave të publikuara në E-prokurim, kontrata është lidhur për 24 muaj, ndërsa shuma e parashikuar fillimisht ishte 320 mijë euro.
Bëhet fjalë për një tender të ritenderuar, në të cilin është dorëzuar vetëm një ofertë.
Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë “Techno Inspect” SH.P.K., “Bahri Asllani” dhe “I.T.K.” SH.P.K.
Me këtë kontratë, operatorët do të merren me mirëmbajtjen e semaforëve, por edhe me furnizimin, montimin dhe funksionalizimin e tabelave informuese digjitale që do të përdoren në trafikun e Mitrovicës.
Pra, për dy vitet e ardhshme, mbi 309 mijë euro do të shpenzohen për semaforët dhe sinjalistikën digjitale të trafikut në qytet.



