Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.
McGurk ka përgëzuar partitë politike për vullnetin e treguar për kompromis dhe arritjen e marrëveshjes që i hapi rrugë zgjedhjes së presidentes së re.
Ai ka theksuar se Kosova po vazhdon një traditë të rëndësishme me zgjedhjen e një gruaje në krye të shtetit, duke bërë thirrje që përfshirja e grave në vendimmarrje të zgjerohet edhe në fusha të tjera të jetës publike.
“…Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e Presidentes, duke vazhduar një traditë të rëndësishme. Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje…”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.



