spot_img
spot_img

Deputeti Geci i VV’së nuk i voton as Deklaratën për Specialen as Vlora Çitakun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, nuk ka votuar as Deklaratën e përbashkët për Gjykatën Speciale dhe as Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.

Para hyrjes në seancë, Geci u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin e tij për këto dy çështje. Ai tha se “qëndrimet e mia tashmë dihen”, duke mos dhënë më shumë detaje.

Geci më herët ka shprehur publikisht qëndrime të ashpra ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në seancën e 21 prillit 2026, ai e kishte krahasuar fatin e mundshëm të Thaçit me atë të Naim Murselit, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

“Ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, kishte deklaruar Geci në Kuvend.

Kjo deklaratë kishte shkaktuar reagime të ashpra në Kuvend, ndërsa kryetarja e atëhershme e Kuvendit dhe deputetë të tjerë të VV-së ishin distancuar nga gjuha e përdorur nga Geci.

TË FUNDIT

TË FUNDIT