spot_img
spot_img

Dua Lipa në Kosovë, mysafire në një dasmë

Ylli i njohur botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, përsëri ka treguar lidhjen e saj të fortë me rrënjët dhe traditat shqiptare.

Këngëtarja ka qenë e pranishme në një dasmë familjare të mbajtur në qytetin e Pejës, ku ka shijuar atmosferën festive mes të afërmve dhe miqve.

Bën përshtypje se vetë Dua ka zgjedhur të mbajë një profil më diskret në rrjetet sociale, duke mos postuar ende fotografi nga ky event.

Megjithatë, prania e saj nuk u ka shpëtuar syve të të pranishmëve, pasi ajo është parë në sfondin e festimeve, ku dallohet edhe flamuri kombëtar shqiptar gjatë momenteve festive.

TË FUNDIT

TË FUNDIT