spot_img
spot_img

Ermal Sadiku për Kurtin: “Përçarës, ndalu pak – shqiptarë jemi, s’ta kemi borxh”

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me një vizitë te varrezat e Vëllezërve Bytyqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sadiku ka theksuar se, sipas tij, kjo është hera e parë që një zyrtar shtetëror nuk është pritur nga Batalioni “Atlantiku”, ish-ushtarët shqiptarë që kishin ardhur nga Amerika për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës gjatë viteve 1998–1999.

“Përçarës, ndalu pak. Gishtin në kokë. Shqiptarë jemi. S’ta kemi borxh. Jo ne. Jo rinia. Aq më pak Kosova”, ka shkruar Sadiku në reagimin e tij.

TË FUNDIT

TË FUNDIT