Kryeministri i vendit Albin Kurti është pyetur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga studentët se përse nuk po e shkarkon Donika Gërvallën dhe se a do të duhej ajo të reagonte ndaj aktgjykimit në Hagë.
Kurti krejt këtë kërkesë për të e sheh si nje luftë politike ndaj tij dhe si reagim emocional.
“Donika Gërvalla ka thënë shumë gjëra por çështja është se çfarë po zgjedhni ju të shfaqni nga ato që ajo ka thënë. Mendoj se është një dëm i madh ndaj katërshës së UÇK-së, të cilët padrejtësisht janë burgosur në Hagë, që të drejtohet reagimi emocional kundër Donika Gërvallës. Nëse jeni ju kundër Kryeministrit Kurti, mos e ktheni Donika Gërvallën në objektiv dhe pastaj të provoni në këtë mënyrë ta mbroni Thaçin e të tjerët. Është reagim emocional ndaj objektivit të gabuar.” – tha Kurti



