Pas përplasjeve dhe deklaratave të fundit, Gani Geci dhe Qëndrim Kryeziu janë takuar për një kafe në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeziu përmes një postimi, ku ka thënë se pas sqarimeve me Gecin, të dy kanë diskutuar edhe për videon e publikuar së fundmi.
“Për shkak se mungon pjesa e fundit, e cila ishte prerë nga ata që e kishin dërguar, ku thotë se e ka vrarë Serbia, i kërkuam falje njëri-tjetrit dhe vazhduam ashtu siç kemi qenë edhe më herët”, ka shkruar Kryeziu.



