Është ndarë nga jeta aktorja Vildane Sadiku, një emër i dashur i skenës.
E ndjera ishte edhe një fytyrë e njohur e emisionit “Odeon”, ku për vite me radhë ishte e pranishme rregullisht, duke sjellë me vete jo vetëm përvojën e artistes, por edhe ngrohtësinë, humorin dhe spontanitetin e saj.
Në “Odeon”, ajo nuk ishte thjesht mysafire. Ishte pjesë e atmosferës së emisionit dhe e atij brezi artistësh që ekranit i dhanë afërsi, kulturë dhe kujtesë.
Vildane Sadiku i përkiste brezit të artistëve që me punën dhe praninë e tyre lanë gjurmë në jetën kulturore të Kosovës. Për kolegët dhe publikun që e ndoqi ndër vite, ajo do të kujtohet për dashurinë ndaj profesionit dhe për karakterin e saj të veçantë.



