Një përleshje ka ndodhur të premten mbrëma në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar.
“Rreth orës 21:44, është raportuar për një përleshje në Sheshin ‘Mehë Uka’ në Mitrovicë, ku dy persona të moshës madhore kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Sipas informatave të para, lëndimet dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar. Hetuesit policorë janë duke vazhduar me veprime hetimore”, ka thënë Zahiti.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e përleshjes.
/GazetaSinjali/



