Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj historisë së Kosovës.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku ka deklaruar se Kurti ka “problem me historinë” dhe se, sipas saj, kjo lidhet me mungesën e rolit të tij në histori.
“Albin Kurti ka problem me historinë. Ai ka problem me mungesën e rolit të tij në histori dhe për shkak se ka mungesë personale në këtë histori të lavdishme të Kosovës, ai nuk e ka problem nëse përbaltet ajo histori”.“Por ai nuk po e kupton që pasoja dhe fatura do t’i shkojë edhe atij edhe secilit qytetarë në këtë vend”, u shpreh ajo.



