spot_img
spot_img

NJOFTIM ZYRTAR: Shtyhet finalja e ProCredit Superkupës!

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se finalja e ProCredit Superkupës së Kosovës 2026 ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, e paraparë të zhvillohej më 15 shtator, është shtyrë.

Bordi i FBK-së ka miratuar kërkesën zyrtare të Komunës së Rahovecit për shtyrjen e ndeshjes, e cila ishte planifikuar të zhvillohej nga ora 19:00, në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.

Kërkesa e Komunës së Rahovecit është parashtruar për arsye teknike dhe organizative, me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për organizimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të finales.

📅 Sipas vendimit të Bordit të FBK-së, finalja do të zhvillohet më 29 ose 30 shtator 2026, në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.

⏰ Data dhe ora përfundimtare e finales do të përcaktohen pas koordinimit të FBK-së me Komunën e Rahovecit dhe KB Rahovecin 029 dhe do t’i komunikohen me kohë opinionit publik.

🎟️ Të gjitha biletat e blera për finalen e 15 shtatorit mbeten të vlefshme për datën e re të zhvillimit të ndeshjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT