spot_img
spot_img

Kurti: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë në katër vitet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të Programit Qeveritar dhe kabinetit të ri qeveritar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka paralajmëruar rritje të ndjeshme të investimeve në sektorin e mbrojtjes dhe forcim të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kryeministri Kurti ka deklaruar se gjatë katër viteve të ardhshme për ushtrinë do të ndahen mbi një miliard euro.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, me fokus në prodhimin e pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.

“Për ushtrinë tonë do të ndajmë mbi 1 miliard euro gjatë katër viteve në vijim. Industria ushtarake Made in Kosova do të përqendrohet në municion, dronë, robotë dhe teknologji të tjera mbrojtëse. Prodhimi i municionit është paraparë të nisë brenda vitit 2026, ndërsa zhvillimi i robotëve të parë është përfunduar. Me Republikën e Shqipërinë do ta krijojmë Njësinë Ushtarake të Përbashkët dhe do të bashkëpunojmë në edukim e bashkëprodhim. Do ta shtojmë rekrutimin, me synim që brenda mandatit ushtria të ketë 1 mijë gra e vajza ushtarake, nga rreth 400 sa janë aktualisht. Programi i Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse do t’i trajnojë rezervistët vullnetarë. E profesionistëve me prejardhje nga Kosova që shërbejnë në ushtritë aleate, si dhe profesionistëve nga Shqipëria, do t’u mundësohet kalimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Bashkëpunimi me shtetet e NATO-s në, veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i përshpejtojë përgatitjet tona për anëtarësim”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

TË FUNDIT