Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi ka kritikuar vendimin e LVV-së për të votuar Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit.
Kelmendi pretendon se konstituimi i Kuvendit më 13 shtator i hap rrugë një skenari të ri zgjedhor.
Sipas tij, nëse brenda 60 ditësh nuk zgjidhet presidenti, Kuvendi do të shpërndahej më 13 nëntor dhe zgjedhjet do të mund të mbaheshin më 27 dhjetor.
“Çfarë shtosi! Çfarë talljeje! Përnjëherë sonte LVV paska vendosur t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit! Hahahahaha! Dmth sërish mendojnë se krejt populli është nivel i PISA-s dhe nuk e kuptojnë se konstituimi i Kuvendit pikërisht nesër është jo për të mos shkuar në zgjedhje, por pikërisht e kundërta – për të shkuar në zgjedhje. Më 27 dhjetor! A kaq naivë i pandehin qytetarët?! Të dielën, më 13 shtator, ta zëmë konstituohet Kuvendi dhe fillon të ecën 60-ditëshi për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk zgjedhet, arrijmë në datën 13 nëntor, shpërndahet Kuvendi. Zgjedhjet shpallen më së largu 45 ditë nga 13 nëntori. 45 ditë pas 13 nëntorit i bjen data 27 DHJETOR! Data kur VV-ja synon edhe një herë të na çojë në zgjedhje! Në të kundërtën, Vlorën dhe Kujtimin do të mund ta votonin që nga 6 korriku, kur janë certifikuar zgjedhjet. Pse vendosën mu sonte të bëhen të mirëkuptueshëm? Se mendojnë ndoshta që të gjithë në këtë vend hajnë bari!”, ka shkruar Kelmendi.



