spot_img
spot_img

Policia vendos plan operativ në veri, nuk lejohen veturat me simbole kombëtare në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës është duke zbatuar një plan operativ në pjesën veriore të vendit, në kuadër të të cilit nuk po lejohen të kalojnë në Mitrovicën e Veriut veturat që bartin simbole kombëtare.

Lidhur me këtë situatë, për Gazetën Sinjali është deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ky plan nuk përbën ndonjë veprim të jashtëzakonshëm, ndërsa ka theksuar se qëllimi është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.

“Ky plan s’është kurgjo e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Elshani, duke shtuar se “nuk lejohet prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT