spot_img
spot_img

Hamza: S’marrim më pjesë në asnjë seancë, do ta dërgojmë rastin në Kushtetuese

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese rastin e moskonstituimit të Kuvendit.

“Do ta dërgojmë rastin në Gjykatës Kushtetuese, brenda afateve ligjore”.

Hamza këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media pasi partia e tij lëshoi sallën meqë Lëvizja Vetëvendosje nuk i dha vota Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit.

Zgjedhja e Çitakut dështoi të zgjidhej nënkryetare pasi nuk mori votat e nevojshme për shkak që Vetëvendosje votoi kundër. Pro saj votoi PDK dhe LDK.

Ndërkaq, nënkryetari i propozuar nga Vetëvendosje, Ardian Gola, mori votat pro edhe të PDK-së edhe të LDK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT