spot_img
spot_img

Hykmete Bajrami i reagon ashpër Lumir Abdixhikut: Humbës i trefishtë, je i fundit që mund të flas për shtet e pushtet

Hykmete Bajrami i ka reagon ashpër Lumir Abdixhikut pasi kryetari i LDK-së e kritikoi gjashtëshen që po refuzojnë ta votojnë kandidatin për president vendi se nuk e kanë për parime por se janë të motivuar nga ambiciet politike brenda LDK-së.

Bajrami tha se Abdixhiku është i fundit që mund të flas për shtet e parime, duke përmendur faktin se është humbës i trefishtë i zgjedhjeve dhe se është dashur t’i përmbahet zotimit të lëshojë rrugë.

Postimi:

Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, i degradimit dhe i përçarjes së partisë, po flet për parime, shtet, dhe ambiciet në LDK.

Mbrëmë u rezervova të flisja për kryetarin e LDK-së, dhe kam munguar në medie që një kohë pikërisht për ta ruajtur shtëpinë time. Por më lejoni sot t’i përgjigjem me argumente:

Ju jeni i fundit, ama bash i fundit, që mund të flisni për parime, ambicie, shtet e pushtet, sepse parimet maten me përgjegjësi.

Kur i humbët në zgjedhjet e para, duhej ta mbanit premtimin dhe zotimin publik për t’u larguar.

Kur e përsëritët humbjen, duhej të merrnit përgjegjësi dhe t’i hapnit rrugë një udhëheqjeje tjetër.

Dhe kur shënuat një tjetër rekord humbjesh më 7 qershor, duhej të largoheshit nga udhëheqja e LDK-së, kokulur.

Po, është e saktë se shteti nuk rrotullohet rreth një ambicieje personale. Por shteti sot po rrotullohet nga një pushtet që po e nëpërkëmb rendin kushtetues, ligjor dhe institucional, ndërsa çdo ditë përpiqet t’i kapë e t’i kontrollojë institucionet.

Dhe pikërisht për ta ndalur këtë degradim, ambicieve të kujtdo për rrënimin e LDK-së duhet t’u themi STOP.

Le të flasim, për shtetin!

LDK-ja ka qenë dhe do të jetë gardiane e shtetit, e institucioneve dhe e rendit demokratik, jo admiruese e nënshtrimit të shtetit ndaj pushtetit.

Betja e LDK-së duhet të jetë për shtetin, por shteti ka tema tjera.

Erta 300×250
Temat a shtetit janë:

Situata ku janë tejkaluar të gjitha afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe askush nuk e di se çfarë vlere juridike e kushtetuese do të ketë një konstituim i mundshëm nesër.

Nëntëmbëdhjetë ministri vazhdojnë të drejtohen nga persona që tashmë kanë marrë mandatin e deputetit.

Kemi katër ministri që nuk figurojnë fare në Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, por vazhdojnë të funksionojnë dhe të shpenzojnë paranë publike – kundërligjshëm.

Kemi institucione të bllokuara dhe veprim institucional të kufizuar.

Kemi norma kushtetuese dhe ligjore që po relativizohen e shkelen çdo ditë, ndërsa ka tendenca që e gjithë kjo të kthehet në normalitet.

Kemi degradim serioz në arsim, të dëshmuar edhe nga rezultatet e PISA-s, ndërsa përgjegjësia politike mungon tërësisht.

Kemi inflacion galopant. Tenderët njëburimorë janë bërë normë. Kapja e institucioneve tashmë ka përfunduar. Kemi qenë 960 ditë nën sanksionet e BE-së. Po rrezikojmë t’i humbim 160 milionë euro nga Plani i Rritjes. Politikën e jashtme e kemi në pikën e saj më të ulët.

Pajtohem: s’rrotullohet shteti për një ambicie.

Pikërisht për këtë arsye, le të flasim për shtetin, por, fillimisht, duhet ta bëjmë dallimin mes shtetit dhe karriges.

T’i kthehemi shtetit!

TË FUNDIT

TË FUNDIT