spot_img
spot_img

Familjeve shqiptare nuk u lejohet shfrytëzimi i pronave të tyre në veri

Gjashtë familje shqiptare nuk po mund t’i shfrytëzojnë pronat e tyre në Mitrovicën e Veriut, ku kanë jetuar para dhe gjatë luftës. Thonë se, pavarësisht se janë pronarë të tokave, nuk po u lejohet ndërtimi i shtëpive, me arsyetimin se zona paraqet rrezik.

Pronat ku i patën shtëpitë e ku i kaluan ditët më të vështira të luftës, tash e 26 vjet nuk po mund t’i shfrytëzojnë.

Gjashtë familjeve të Mitrovicës së Veriut, tokat u kanë mbetur me çfarë u la lufta pas.

Ferdane Maloku, e cila jetoi aty, thotë se e ka vullnetin të rikthehet prapë në vendin e saj, por kjo po u pamundësohet nga kryetari i Komunës Veriore.

Maloku thotë se tash e 3 vjet, ajo paguan tatim për tokën pa e shfrytëzuar.

Edhe Arbëri 3 gus 2026I vihet zjarri shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan, një muaj pasi e riktheu atë

“Komuna veriore më ka thënë se këtu s’ka gjasa me u ndërtu se është rrezik. Dy ankesa i kam, negative m’i kanë kthyer. I kam thënë edhe komunës gjithë kohën në luftë kam qenë, kur nuk e kam lënë në atë gjendje, unë kthena prapë dhe nuk kam frikë”, ka treguar Maloku.

Ndonëse këtyre banorëve nuk po u lejohet kthimi në pronat e tyre, ngjitur me to, banorëve serbë u është lejuar ndërtimi i shtëpive pas luftës. E shtëpitë e rrënuara të shqiptarëve po shfrytëzohen nga banorët e komuniteteve pakicë.

Besim Azemi, familja e të cilit kishte jetuar në këto toka që nga viti 1954, thotë se, edhe nëse nuk do t’i lejojnë të ndërtojnë, ato assesi nuk do të kalojnë në pronësi të serbëve.

“Për 26 vjet nuk na ka kontaktuar askush. Kemi edhe prona të tjera në veri që kanë mbetur kështu. Në vitin 2007/08, Qeveria e Serbisë ka dhanë pare me thes, ka ardhë shtëpi për shtëpi, ka thanë: “Shitni pronat, sa doni keni pare”, por jo për këtë vend. Është derdhë gjak, Serbia s’ka pare me i ble këto prona”, ka thënë Azemi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT