spot_img
spot_img

Radoiçiqi rikthehet në regjistrat e pronësisë në Serbi, bëhet pronar i 5 parcelave

Milan Radoiçiq nuk ka dalë në publik që kur mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, tri vjet më parë. Pastaj ai u tërhoq nga kompania Inkop, dhe kështu edhe nga katër kompani të tjera, dhe më vonë edhe nga pronësia e pasurisë së paluajtshme në Dedinja, të cilën ia transferoi gruas së tij Emma.

Por siç raporton Nova.rs, Radoiçiq kohët e fundit u bë pronar i pesë parcelave të tokës në Novi Pazar, sipërfaqja e të cilave është afër katër hektarësh, dhe ai ndan njërën me Sinisha Nedelkoviq, ndaj të cilit janë vendosur sanksione në Amerikë.

Pas një kohe të gjatë emri i Radoiçiqit është kthyer në regjistrat e pronësisë në Serbi, raporton mediumi. Siç mund të shihet në Kadastër, Radoiçiq u bë pronar i pesë parcelave, me një sipërfaqe totale prej 37,319 metrash katrorë, në Novi Pazar, në komunën Kadastrale të Kashalit.

Ai ndan pronësinë e njërës prej parcelave me Sinisha Nedeljkoviq nga Zveçani, kundër të cilit SHBA ngriti sanksione, për shkak të lidhjeve të tij me Zvonko Veselinoviq, një ish-partner biznesi i Radoiçiqit dhe gjithashtu një biznesmen kontrovers.

Nedeljkoviq lidhet në dokumentin e Ministrisë së Financave të SHBA-së me shtatë subjekte ekonomike, dy prej të cilave janë të regjistruara në sistemin serb dhe pesë në atë të Kosovës. Disa janë gjithashtu nën sanksione amerikane, siç është “Marko metal commerce”.

Lidhja e dukshme me Milan Radoiçiqin ekziston ende. Përveç kësaj, Radoiçiq është gjithashtu nën sanksione amerikane.

TË FUNDIT

TË FUNDIT