Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.
Ai iu ka dhënë mbështetje gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun.
Grenell në një postim në rrjetin X ka publikuar një fotografi të gjashtë kandidatëve të LDK-së me një mbishkrim.
“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar ai.
E gjashtë deputetë të LDK-së – Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri – kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Bekim Sejdiun për president.
Kjo e ka thelluar krizën për presidentin edhe më tej, dhe ende nuk dihet se cila do të jetë alternativa e radhës për zgjedhjen e presidentit.
My friend @Avdullah Hoti and his colleagues are great friends of America. pic.twitter.com/jHCcIRC8VF
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 1, 2026




