Pas rreth 50 vitesh, një pjesë e historisë minerare të Trepçës është rikthyer në sipërfaqe.
Sipas njoftimit të Trepçës, vagoni UVB, i cili kishte mbetur i bllokuar dhe jashtë funksionit në Horizontin VI, është tërhequr me sukses në sipërfaqe nga ekipet e punës.
Vagoni, ndonëse i vjetër dhe i papërdorshëm prej dekadash, paraqet një pjesë të rëndësishme të historisë së punës dhe zhvillimit të minierave të Trepçës.
“Një pajisje e vjetër, por një pjesë e rëndësishme e historisë minerare të Trepçës, rikthehet në dritë pas pesë dekadash”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.



