spot_img
spot_img

Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit

Kryesisht me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë. Priten edhe vranësira të pakta deri mesatare që do të paraqiten kryesisht përreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12–16°C, ndërsa ato maksimale 29–33°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Indeksi UV: I lartë deri shumë i lartë gjatë orëve të mesditës. Rekomandohet mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i zgjatur ndaj rrezatimit diellor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura të larta priten edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit./Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT