Daut Haradinaj ka deklaruar se ekziston një incizim rreth dy orësh, në të cilin, sipas tij, Fatmir Sheholli raporton në UDB në Beograd për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe vetë Haradinajn.
“Për shembull, përmendët Shehollin. Ekziston një incizim dy orë, ky duke raportuar në UDB në Beograd kundër Hashim Thaçit e Daut Haradinajt para katër viteve. Ekziston ai incizim dhe nuk e nxjerrin në publik”, ka thënë Haradinaj në Klan.
Haradinaj ka folur edhe për informatat që, sipas tij, u dërgohen deputetëve, zyrtarëve dhe personave të ndryshëm, duke theksuar se disa prej tyre shoqërohen me prova dhe fakte.
“Personalisht, kontakte të ndryshme, çdo ditë jam i bindur që, qysh më shkruajnë mua, u dërgojnë me dhjetëra deputetëve, zyrtarëve të tjerë dhe njerëzve të caktuar. Krejt janë anonimë. Po t’i jep provat, faktet, nuk ka aty dyshim, janë gjëra të prekshme”, është shprehur ai.
Haradinaj ka thënë se informatat e tilla duhet t’u dorëzohen institucioneve kompetente, duke përmendur Policinë, AKI-në dhe Prokurorinë.
“Ka sende që nuk duhet me i zbuluar. Ka sende që duhet me ia dhënë AKI-së, ka sende që duhet me ia dhënë prokurorisë. Institucionet përkatëse duhet t’i kryejnë detyrat e tyre”, ka deklaruar ai në Klan.
Ai ka vlerësuar se Policia, AKI-ja dhe ushtria janë institucionet kryesore të sigurisë së Kosovës, ndërsa ka thënë se e konsideron normale edhe bashkëpunimin e institucioneve të inteligjencës së Kosovës me shërbime të tjera të inteligjencës



