Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu e ka vënë nënshkrimin për dhënien e shtetësisë për Bojken Abazin, që vite më parë ishte dëbuar nga Kosova për cenim të sigurisë kombëtare.
Haxhiu e ka miratuar shtetësinë për Abazin, i cili kishte bërë kërkesë edhe gjatë presidencës së Vjosa Osmanit, por ajo nuk kishte miratuar dhënien e shtetësisë për të, ani pse e kishte aprovuar atë të Dejona Mihalit, e cila në vitin 2016 ishte dëbuar nga Kosova bashkë me Abazin.
Paparaci e ka siguruar Dekretin për dhënien e shtetësisë që ka hyrë në fuqi më 7 korrik të vitit 2026, ditën edhe kur ishte nënshkruar.




