Një lajm i dhimbshëm ka tronditur familjen dhe të afërmit e Valdrin Gashit nga Mitrovica, i cili ka ndërruar jetë në moshën vetëm 27-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja, përmes një njoftimi prekës.
Varrimi i të ndjerit do të mbahet të martën, më 1 shtator, në Basel të Zvicrës, duke filluar nga ora 13:30.
Ndërkaq, e pamja do të organizohet në Mitrovicë, nga e mërkura, 2 shtator, deri të premten, 5 shtator.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se Valdrin Gashi, në moshën 27-vjeçare, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e familjes.



