Dhimbja e madhe për humbjen e Sherif Hotit, 38-vjeçarit nga Bradashi i Podujevës, është shprehur edhe përmes fjalëve prekëse të bashkëshortes së tij, Medina Curri Hoti.
“Pse bre shkove e më le veten? 😭”
Me këto fjalë të dhimbshme, ajo ka shprehur pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëshortit të saj.
“Sot u shua një pjesë e shpirtit tim… 💔 Nuk po gjej fjalë për dhimbjen që ma le pas. Do të më mungosh çdo ditë të jetës. Pusho i qetë, shpirti im. Zoti të mëshiroftë e të faltë xhenetin. 🙏🖤”, ka shkruar ajo.
Sherif Hoti humbi jetën mbrëmë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, pas përplasjes mes një kamioni dhe një veture Audi A6.



