spot_img
spot_img

Aksident fatal afër Vërmicës, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në autostradë, rreth 29 kilometra larg Vërmicës.

Si pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur për Klan Kosova se rasti është raportuar rreth orës 20:27. Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Në vendin e ngjarjes pos njësive policore janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor.”

TË FUNDIT

TË FUNDIT