Moti nesër në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta, ndërsa në disa zona priten edhe reshje lokale, kryesisht shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 33°C, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.



