Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini tha se nuk pranon të takohet në zyrë vetëm me Kurtin, meqë sipas tij, kryeministri në detyrë është jo i besueshëm dhe se i ka tradhtuar të gjithë partnerët.
Ai ka përmendur edhe gjashtë pikat që kërkojnë të zbatohen nga Kurti.
“E kam ofru që ai me e zgjedhë studion e gazetarin. Por nuk shkoj në zyrë të tij për t’u takuar vetëm për vetëm, sepse është jo i besueshëm, i ka tradhtuar të gjithë partnerët dhe fundi i fundit nuk kam arsye me e taku sepse pozicioni i Aleancës është shumë i qartë”, ka thënë Gjini në FROTNAL të T7.


